Origjina nga Amerika Latine, sekuestrohet 514 kg kokainë në bordin e një anijeje në Francë, ja çfarë thonë autoritetet

Është sekuestruar një sasi rekord droge në Francë.

Mediat shkruajnë se doganierët francezë kanë kapur një sasi prej 514 kg kokaine në bordin e një anijeje, që vinte nga Kili dhe do të zbarkonte në Marsejë.

“Kjo është kapja më e madhe e kokainës në port deri më tani”, tha ministria e financave në një deklaratë.

Operacioni i fundit i madh në vitin 2020 kapi 291 kilogramë kokainë, shtoi AFP administrata rajonale e doganave të Marseille. Vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet në 17 milionë euro dhe në tregun e zi 36 milionë, sipas doganave dhe ministrisë, raporton lefigaro.

Të premten, doganierët përzgjodhën rastësisht kontejnerë që kishin ekzaminuar me rreze X dhe gjetën disa çanta sportive me drogë të fshehura në një enë parketi. Kur i hapën, gjetën gati 450 pako kokainë.

“Kjo teknikë, e cila përfshin ngarkimin e lëndëve narkotike së bashku me barrët ligjore, të njohura si ‘rip-off’, është veçanërisht e popullarizuar në mesin e organizatave kriminale,” thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.