OSBE do të ndalojë misionin 8-vjeçar të monitorimit në Ukrainë

osbe do te ndaloje misionin 8 vjecar te monitorimit ne ukraine
osbe do te ndaloje misionin 8 vjecar te monitorimit ne ukraine

08:30 29/04/2022

Organiziata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore prej 8 vitesh, ka njoftuar ditën e djeshme se do ta ndalojë atë.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit.

Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile,” thanë kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë ishte vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia.

Sjellim në vëmendje se OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts