
18:11 29/04/2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se duhet të merrte “vendime të shpejta” për të mbrojtur veten dhe familjen e tij që të mos binin në duar e rusëve, ditën e parë të pushtimit. Duke folur me gazetarin e revistës Time, Simon Shuster, në kompleksin presidencial në Kiev, Zelensky kujton sulmet e para ajrore më 24 Shkurt.
Artikulli i Time raporton se ushtria kishte informuar Zelenskyn se ekipet ruse ishin hedhur me parashutë në Kiev për t’i vrarë ose kapur rob.
“Më kujtohen momente nga ajo natë. Shpërthimet. Fëmijët. I zgjuam… ishte e zhurmshme“, tha Zelensky për Time.
“Të gjithë ne kemi familje. Jemi qenie njerëzore. Dhe na u desh të merrnim disa vendime të shpejta. Mendoj se vendimet që morëm, disa me qëllim dhe të tjera rastësisht, ishin të drejta.”/tvklan.al