“Ose është investitor, ose ka marrë valixhet me para”- Berisha sulmon Ramën për ndërtimet pa leje: Po shpëton oligarkët nga Kodi Penal









Ish-kryeministri Berisha deklaroi se vendimi i qeverisë për sekuestrimin e kateve pa leje në Tiranë, është një marrëveshje e kryeministrit Rama me oligarkët për t’i shpëtuar ata nga ndjekja penale që kërkohet në Kodin Penal.

Berisha theksoi se veprimet e kryeministrit në mbrojtje të kateve pa leje, është tregues se ai ose është investitor në kulla ose ka marrë valixhet me para prej pronarëve.

“Unë nuk di ndonjë që s’ka kate pa leje. A mund të më tregoni një kullë pa kate pa leje. Ky problem është i zgjidhur në Kodin Penal të Shqipërisë.

Në vitin 2020 ky amnedoi Kodin Penal dhe amnistoi konfiskimin nga shteti dhe burgun. Ky ka dënuar 3500 qytetarë që kanë ndërtuar mure dhe ndonjë shtesë, kurse këta të kullave asnjë prej tyre.

Ose është investitor ose ka marrë valixhet me euro. Çdo emër do përmendet dhe çdo qëndrim do mbahet. Dihen kush janë emrat. Absolutisht çdo emër do përmedet. Dje nuk njoftoi që u konfiskua, tha që u arrit marrëveshja e parë. Nuk ka marrëveshje Kodi Penal, ta konfiskon dhe të thotë që do dënohesh me kaq vite”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *