Osmani: Përfshirja e grave në tregun e punës e domosdoshme! Kosova beson në vlerat e OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, njëherësh ndihmës administratore e UNDP-së, Mirjana Spoljaric-Egger.

Osmani e falënderoi  për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999.

Presidentja Osmani, u shpreh se UNDP-ja ka kontribuar në rritjen e perspektivës së zhvillimit në vend.

Gjithashtu ka shprehur domosdoshmërinë e përfshirjes së grave në tregun e punës për të realizuar potencialin e plotë për zhvillimin ekonomik të një vendi. Ndër të tjera Osmani tha se beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për një zhvillim sa më të qëndrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.