Osmani takim me presidentin e Sllovenisë: BE të ndalë retorikën destabilizuese të Serbisë në rajon

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Kosovë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Në një konferencë të përbashkët, Pahor theksoi se Sllovenia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për pavarësi, njësoj siç edhe e ka mbështetur edhe në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani deklaroi se prioritet mbetet zgjerimi i këtij bashkëpunimi me Slloveninë.

“Kosova e ka rrugën e saj të qartë dhe ajo është rruga drejt integrimit europian. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç BE dhe NATO”, ka thënë Osmani.

Ndërsa në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi ajo është shprehur se Kosova ka qenë gjithnjë pala më konstruktive në këtë proces, ndërsa theksoi se Serbia është ajo që duket se nuk është e interesuar që të arrijë një marrëveshje.

Me tej shtoi se Serbia përmes strukturave ilegale në veri po vazhdon të destabilizojë Kosovë, duke theksuar se edhe rritja e ndikimit rus paraqet kërcënim për destabilizim të rajonit.

“Shpresojmë që BE-ja do të jetë e qartë me Serbinë dhe të kërkoj që të ndërpres retorikën destabilizuese jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me shtetet tjera të rajonit”, tha Osmani.

Presidentja Osmani shtoi se për të luftuar këto tendenca destabilizuese është e domosdoshme  përkrahjen e miqve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.