
13:47 07/02/2022
Kryebashkiaku Jim Watson thotĂ« se qyteti Ă«shtĂ« âjashtĂ« kontrollitâ pas protestave kundĂ«r masave Covid-19
Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë Otava ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas më shumë se një jave të protestave të shoferëve të kamionëve, kundër kufizimeve të Covid.
Jim Watson ka thĂ«nĂ« se qyteti Ă«shtĂ« âplotĂ«sisht jashtĂ« kontrollitâ dhe se numri i protestuesve Ă«shtĂ« mĂ« i madh sesa i zyrtarĂ«ve policorĂ«. Sipas tij, protestat pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ« e banorĂ«ve.
Qendra e Otavës është paralizuar, pasi rrugët janë bllokuar nga makinat dhe tendat.
Vala e protestave nisi pas prezantimit të rregullave të reja kundër pandemisë nga qeveria kanadeze , për shoferët e kamionëve. Sipas këtyre rregullave, të gjithë shoferët duhet të jenë të imunizuar ndaj Covid-19 për të kaluar kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Pas njoftimit të rregullave të reja, protestat kanë marrë përmasa të mëdha ku qytetarët protestuan edhe ndaj kufizimeve tjera të pandemisë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al