“Pa argumente kushtetuese, por me opinione subjektive”- Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e dekreteve të Presidentit për ligjet e Reformës në Drejtësi



Vasilika-Hysi-foto-LSA

Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e 10 dekreteve të Presidentit Ilir Meta, që i ka kthyer Kuvendit paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u shpreh se dekretet e kreut të shtetit, që kthejnë ligjet që parashikojnë probleme të hasura në praktikë janë “pa argumente kushtetuese por me opinione subjektive, e kjo s’është në të mirë të mbështetjes së reformës në drejtësi”.

“Projekt ligjet janë propozime të deputetëve sikurse dhe paketa e reformes në drejtësi u hartua nga ekspertë profesionistë.

Një pr/ligj i propozuar nga deputet s’ka asnjë gjë antikushtetuese madje kjo është në përputhje me kushtetutën dhe në frymën e reformës në drejtësi.

Së dyti procedura që ndoqi Kuvendi për miratimin e projektligjeve s’është realizuar në kushte te urgjencës e as me procedurë të përshpejtuar. Kuvendi ka zbatuar një procedurë të zakonshme përcaktuar qartësisht në rregulloren e Kuvendit.

Presidenti ka kthyer në bllok ligjet e reformës, në relacionin që shoqeron dekretet e Presidentit pretendohet se ndryshimet cënjnë klimën e besimit te cilësia e paketës së miratuar në 2016.

Në fakt jemi dëshmitarë se opozita e asaj kohe s’i ka votuar pjesën më të madhe të ligjeve madje e ka penguar procesin e zbatimit të tyre.

Në fushatë opozita në cdo takim betohej se do bënte çbërjen e reformës në drejtësi.

Sa i përket pretendimit se janë kryer në mungesë të transparencës, kjo nuk qëndron.
Pr ligjet publikohen në faqen zyrtare tw Kuvendit menjëherë sa depozitohen në Kuvend e cdo subjekt i interesuar ka pasur të drejtë të shprehë mendime ose të kërkojë të dëgjohet.

Ndaj unë ju ftoj të rrëzojme dekretet e presidentit e ju inkurajoj të vijoni me kontrollin parlamentar të zbatimit të ligjeve, një ligj që ka tre vjet që ka hyrë në fuqi e zbatohet mund ti nënshtrohet kontrollit postlegjislativ, vetëm kështu mund të kemi një reformë drejtësie efikase”, tha Hysi.

DEKRETET E PRESIDENTIT META

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.017, datë 12.04.2021, “Për kthimin e ligjit nr. 46/2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.035, datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 43/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.036 datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 47/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të ndryshuar””.

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.037 datë 19.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 48/2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin funksionimin e Policisë Gjyqësore”.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.033 datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 49/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar”’.

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.034, datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 42/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.031, datë 15.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 41/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”’.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.032, datë 15.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 44/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.023, datë 14.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 45/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar””.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.038 datë 19.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”’.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *