“Pa politikën nuk do kishte Kosovë sovrane”/ Rama takon studentët në Prishtinë: Të drejtat e banorëve të Preshevës, ja çfarë duhet të bëjë Shqipëria





edirama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa prej prioriteteve dhe hapave të Shqipërisë për garantimin e të drejtave të banorëve të luginës së Preshevës.

Gjatë një takimi me studentët e universitetit të Prishtinës në kuadër të vizitës në Kosovë, Rama tha se duhet forcuar diplomacia me Serbinë.

Sipas tij, Shqipëria nuk mundet të ofrojë shumë ndihmë si palë e jashtme për shkak të kufizimeve financiare, por ajo që mund të bëjë vendi ynë, është të ngrijë zërin për të drejtat e banorëve të luginës së Preshevës.

Pyetje: Çështjen e luginës së Preshevës. Ju si qeveri e Shqipërisë, a keni ndonjë plan, afatgjatë ose afatmesme për forcimin e pozitës ekonomike dhe shoqërore në Luginë?

Rama: Shumë shpesh ose ndoshta gjithmonë, përveç atyre që banojnë atje ose janë të lidhru me luginën, kur flitet me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar një marrëdhënie, harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë dhe bëhet fjalë për një pakicë të rëndësishme kombëtare të cilët kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë. Një mbështetje nga jashtë nga qeveria dhe shteti i Shqipërisë dhe Kosovës. Por dhe një mbështetje nga brenda e çuarjes përpara të temave që u interesojnë. Kjo është e lehtë ta thuash dhe shumë e vështirë ta bësh. Mospasja parasysh e këtij fakti nuk na ndihmon të kuptojmë se sim und t’i avancojmë liritë dhe të drejtat e atyre që jetojnë në luginën e Preshevës. Marrëdhënia diplomatike mes nesh dhe Serbisë, ne mund ta konsiderojmë ose jo, por nga mospërdorimi i tij, vjen humbja e një prej elementëve që të operojmë në favor të banorëve. Ne kemi bërë disa hapa, qeveria jonë është përpjekur që të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi bërë përpjekje lehtësuese për komunikimin mes tyre dhe e vërteta është që në Luginë ka një jetë politike jo të varfër, ka njerëz me vullnet dhe dëshirë që duan të shfrytëzojnë politikën për të përmirësuar kushtet e jetës atje.

Një gjë jam i bindur që sado të ndihmojmë së jashtmi, për shkak të mjeteve të kufizuara financiare, është shumë e rëndësishme t’i mbështesim së brendshmi duke ngritur zërin, duke vendosur përpara autoriteteve serbe, në mënyrën se si trajtohen serbët në Kosovë dhe se si trajtohen qytetarët e Preshevës, qytetarët serbë me kombësi shqiptare. Kontrasti është shumë i madh, e vërteta është që serbët në Kosovë kanë të drejtat që pakicat në çdo vend tjetër do të donte t’i kishte. Po flas për zonat dhe territore të dala nga konflikte të freskëta. Ne do punojmë në të gjitha këto plane. Asnjëra nga këto nuk mjafton në vetvete, duhet të dimë t’i harmonizojmë të gjitha bashkë.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se ka pranuar ftesën për të takuar studentët e universitetit të Prishtinës, pavarësisht sugjerimeve për të mosshkuar. Duke folur për rëndësinë e politikës, kreu i qeverisë shqiptare thotë se pa politikë nuk do kishte Kosovë sovrane.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të debatojmë dhe mesa di, do mundohem t’i përgjigjem pyetjeve tuaja. Shumë bëjnë një gabim elementar kur thonë unë smerrem me politikë, nuk më intereson, sepse merresh ose jo, politika merret me ty. Sa më shumë njerëz merren me politikën, aq më shumë ka shance që politika të jetë dëgjueshme më e vlefshme për njerëzit. Kam shumë respekt për të rinjtë që merren me politikë, jo me qëllim për t’u bërë politikanë. Askush i vetëm nuk mund të ndryshojë gjërat që janë përtej fuqive të tij. Çdo gjë që hasim kur dalim nga shtëpia, është jashtë fuqive tona ndaj na duhet dhe politika. Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë pak të këqija, mos harrojmë që pa politikën nuk do kishim shumë gjëra që kemi sot. Nuk do kishte as SHBA dhe as BE, nuk do kishte përparim në çështjen e barazisë gjinore. Nuk do kishte as Kosovë sovrane sot. Jam i gjithi në dispozicionin tuaj kështu që shpresoj të jeni sa më të rrezikshëm” – tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *