Pa rezultat takimi mes ministrit të Jashtëm grek dhe homologut turk

23:52 15/04/2021

Takimi mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologut të tij turk Mevlud Cavusoglu, i mbajtur të enjten në Stamboll nuk dha rezultatet e pritura.

Madje, ata nuk mundën t’i shmangnin përplasjet mes tyre edhe në konferencën e përbashkët për mediat, ku ranë në sy dallimet për disa çështje, nga militarizimi i ishujve grek në kufi me Turqinë e deri tek të drejtat e popullsisë myslimane e greke në të dy vendet.

Ky ishte takimi i parë mes kryediplomatëve pas përballjes së Turqisë e Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdhe, që i çoi në prag të një konflikti të paprecedentë ushtarak.

Më herët Dendias u prit nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një takim që zgjati 45 minuta e pati në fokus si marrëdheniet dypalëshe ashtu edhe zhvillimet ndërkombëtare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com