Padia e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj Sorecës, reagon Komisioni Europian: Akuza të pabazuara dhe dezinformuese








Komisioni Europian ka reaguar pas padisë që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Zëdhënsi i KiE-së, Peter Stano tha në një deklaratë për shtyp këtë të martë se iniciativa dhe akuzat ndaj kreut të delegacionit europian në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese.

Sipas tij, Luigi Soreca ka mbështetjen e plotë të liderëve të Komisioni Europian për punën e bërë nga ambasadori në përforcimin e marrëdhënieve BE-Shqipëri.

“Dua të trajtoj një çështje gjatë kohës së fundit në Shqipëri. Duket se ka filluar një fushatë kundër delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe dua të them që iniciativa dhe akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri kundër kreut të delegacionit Europian (Luigi Soreca) janë të pabazuara dhe dezinformuese. Ambasadori Soreca, kreu i delegacionit ka një mbështetje të fortë nga liderët e Komisionit Europian për punën e tij që po bën në kuadër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së. BE vijon që ta mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe implementimin e saj. Përpjekjet e pafundme të Shqipërisë drejt reformës në drejtësi dhe vettingut në drejtësi duhet të mospengohen në procesin e tyre” – tha Stano.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e akuzon ambasadorin Soreca se ka tentuar të ndikojë në Gjykatën Kushtetuese për të favorizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e djeshme, aleanca depozitoi një padi në SPAK ku i kanë bërë konkrete akuzat e tyre ndaj kreut të delegacionit europian.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhje të takimit të ambasadorit Soreca me gjykatësen Vitore Tusha. Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar presidentit Meta shpalljen “non grata” të ambasadorit të BE-së në Shqipëri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *