Padia për Shkodrën/ Mungonte përfaqësuesi i LSI-së, Kolegji Zgjedhor nuk pranon kërkesën për shtyrjen e seancës






Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme ku po shqyrtohet padia për zgjedhjet në Shkodër.

Shkak për kërkesën e LSI për shtyrjen e seancës u bë mungesa e përfaqësuesit të kësaj force politike.

kolegji

Kolegji e konsideron si të pabazuar në prova kërkesën e LSI-së, duke u shprehur se ajo kishte dijeni mbi seancën dhe duhet të përcaktonte përfaqësuesin e saj.

Në fjalën e mbajtur, drejtuesi i seancës u shpreh: “Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër. Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor”.

Momentalisht është përfaqësuesi i PD-së Marash Logu që po paraqet argumentet për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Shkodër.

Sjellim në vëmendje që sot Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PD-së dhe LSI-së për zgjedhjet në Shkodër, ndërsa në seancat e mëparshme ka rrëzuar ankimimet e dy forcave politike në opozitë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *