Padia për shpifje ndaj kryebashkiakut/ Grida Duma në gjykatë: Veliaj nuk ka për t’u paraqitur, përballjen me të vërtetën e ka të vështirë!





Nënkryetarja e PD-së Grida Duma u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën që lidhet me padinë për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.  

grida

Duma shoqërohej nga avokati i saj, ndërsa nuk është paraqitur kreu i bashkisë së Tiranës Veliaj.

Kujtojmë që dy javë më parë GJKKO shtyu seancën e pajtimit, për shkak të mungesës së palëve.

Në një prononcim për mediat Grida Duma tha: “Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion.

Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtër fiton në këtë vend. Jo për mua ua them. Por për mua sepse më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Sepse kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Kjo po ndodh shpesh në këtë vend. Brezi i ri, ata që kanë lindur në liri e kuptojnë këtë”. 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *