Pagë mujore deri në 500 euro/ Macron “dhuratë” parazgjedhore për të rinjtë e papunë?

Një “dhuratë” parazgjedhore për të rinjtë është shpallur sot nga presidenti francez, Emanuel Macron,  duke prezantuar në rrjetet sociale “ kontratën e angazhimit” që ka të bëjë me personat e moshës 16 deri në 26 vjeç, te papunë.

“Kontrata detyruese për të rinjtë” do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022.

“ Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh . Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur “15 deri në 20 orë mbështetje në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë ”, shkruan Macron me një postim në Facebook.

“Mesazhi i drejtohet ‘brezit të ri që jetoi në pandeminë e epokës së lirisë, atyre që po mobilizohen për krizën klimatike dhe atyre që shkruajnë për të ardhmen e Francës’”, shtoi ai .

Kujtojmë se Franca mban zgjedhjet presidenciale vitin tjetër dhe Macron e ka shprehur hapur ambicien për një rizgjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *