Pagesat ndaj Rusisë janë të mbuluara nga gjaku, i thotë kryebashkiaku i Kievit BE-së

13:32 05/04/2022

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko u ka kërkuar politikanëve europianë që të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën, duke thënë se pagesat ndaj Rusisë janë të mbuluara me “gjak” dhe ndihmojnë për të financuar ushtrinë e saj.

“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak; janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas.”

Klitschko foli për genocid ndaj ukrainasve, pas një vizite që pati gjatë kësaj jave në qytetet fqinje të Kievit.

Ai thotë se kishte parë civilë të vrarë, përfshirë një grua të moshuar dhe një makinë me një flamur të bardhë dhe fjalën “fëmijë” të shkruar nga jashtë, të cilët ishin qëlluar për vdekje dhe brenda kishte gjak.

Deklaratat, Klitschko i bëri teksa po fliste me video-link në konferencën e kryebashkiakëve në Gjenevë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.