“Paguhej 100 dollarë në muaj”/ U bë pjesë e ISIS-it së bashku me familjen në vitin 2015, dënohet me katër vjet e tetë muaj burg

paguhej 100 dollare ne muaj u be pjese e isis it se bashku me familjen ne vitin 2015 denohet me kater vjet e tete muaj burg
isis

Një shtetas kosovar është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Mediat kosovare njoftojnë se Gjykata e Prishtinës ka dhënë vendimin për shtetasin me inicialet H.S, i cili akuzohet që së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur në vitin 2015, ishte larguar nga Kosova, e më tej  përmes Turqisë mbërriti  në Siri, me qëllim që t’i bashkohen organizatës terroriste “ISIS”.

“I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim. Të akuzuarit H.S i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim. I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që ti bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata njofton se ky persona paguhej nga ISIS me një shumë prej 100 dollarë amerikanë në muaj.

“Është angazhuar si pjesëtarë i “ISIS-it”, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e “ISIS-it”, është financuar nga “ISIS” me shumën e të hollave prej nga 100 Dollar Amerikan në muaj, duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të “ISIS-it”, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës. Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, deklaron Gjykata Themelore në Prishtinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts