“Paguheshin 300 mijë euro për një gjyqtar në Gjykatën e Lartë”, deputeti i PD shpërthen në Kuvend: Në krye të Kushtetueses keni vënë një kukull

Deputeti i PD Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvendit tha sa i takon sistemit të drejtësisë, respekt dhe besim ka vetëm tek SPAK, ndërsa për institucionet e tjera shprehet me rezerva.

Ai tha se maxhoranca nuk duhet të mburret se ishte ajo iniciatore për ngritjen e SPAK, pasi iniciator ishte SHBA, ndërsa për Gjykatën Kushtetuese tha se në krye të saj qeveria ka vënë një ‘kukull’, për ta përdorur.

“Fat i madh që reforma në Drejtësi është prej SHBA, sepse nuk latë gjë pa bërë nga të dyja krahët që ta bllokoni atë reformë. Ishte detyrim nga SHBA sepse kishte vajtur atje ku nuk mban më.

Respekt do kem vetëm për një institucion, SPAK, ndërsa për të tjerat kam shumë rezerva. Paguheshin 300 mijë euro për një gjyqtar në Gjykatën e Lartë … I bëtë presion gjykatës Kushtetuese dhe keni vënë atje në krye të saj një kukull. Këto janë faktet, po e kapni drejtësinë nga çdo cep. SPAK nuk është i kapur, ka tentativa, por fatmirësisht nuk është kapur”, tha ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts