Pak ditë larg finales, ja kush është banori që u eliminua nga Big Brother Vip! Moderatorja Erjola Doçi ia merr “valles”

pak dite larg finales ja kush eshte banori qe u eliminua nga big brother vip moderatorja erjola doci ia merr valles































Graciano Tagani është banori i cili u eliminua një natë më parë nga Big Brother VIP, duke humbur kështu mundësinë për të arritur në finale.

BBV

Në një televotim të përgjithshëm të hapur përgjatë spektaklit, Graciano ka qenë banori me më pak vota.

Pas dhënies së vendimit, Graciano përshëndeti banorët, si dhe u tha atyre arsyet pse duhet ta fitonin lojën.

“Doja të thoja që realisht u kënaqa shumë. Realisht e kam shijuar pa fund përveç treditëshit të fundit. Do thoja fitoje ti Françeska sepse ke luftuar, ke dhënë shpirtin dhe ke dashur të të dëgjohet zëri gjithmonë. Fitoje ti Julian sepse ke qenë kalkulues dhe i rafinuar në lojë.

Fitoje ti Romeo sepse ke pasur zemrën e bardhë dhe ke luftuar. Fitoje ti Meriton për kauzën që ke dhe dashurinë e vërtetë. Fitoje ti Heidi sepse je inteligjente dhe fitoje ti Egla sepse e meriton”- tha Graciano duke përqafuar banorët dhe në fund larguar nga shtëpia.

graciano tagani

Largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola, e cila pasi dëgjoi emrin e tij ka nisur të kërcejë në studio.

erjolaa

Gjatë intervistës në studio, i pyetur se kush do të fitonte Big Brotherin sipas tij, Graciano tha Egla.

“Sot duke parë lojën, përballjen, argumentet dhe se si shtëpia bëhet çorap, është patjetër Egla Ceno”, tha ai.

Ndër të tjera, i ndalur tek përplasjet me Heidin gjatë javës, Gracioano e cilësoi atë falso dhe se nuk duhet të jetë finaliste.

“Për mua Heidi fle gjumë, bën ndonjë situatë dhe pastaj dashuria bën të vetën. Pse duhet ta shoh si finaliste? Për mua është false. Romeo ka një pëlqim ndaj saj, por ajo s’ka nerva dhe përton”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts