Pak para nisjes së Samitit të NATO-, presidenti amerikan Joe Biden është parë duke pushuar në shtëpinë e tij në Delaware, së bashku me gruan e tij Jill dhe mbesën e tij 22-vjeçare Finnegan.
Presidenti Biden është në një turne diplomatik në Evropë nga sot 9 deri më 13 korrik, duke vizituar Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën.
Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon “të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore” në një kohë kritike të luftës në Ukrainë.
Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Jean-Pierre.
Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, bëri të ditur tha zëdhënësja e tij.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al