Pak ditë para takimit mes Biden e Putin, në Gjenevë mbërrijnë makinat e liderëve, ‘bisha amerikane’ përballë supermjetit të prodhimit rus (FOTO)

Në Gjenevë do të mbahet takimi mes i shumëpritur i dy presidentëve, Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Por, pak ditë para kësaj mbledhjeje, në qytetin zviceran, kanë mbërritur makinat që formojnë dhe eskortën e dy liderëve të njohur botëror.

Presidenti Biden do të lëvizë me një limuzinë të blinduar, të tipit “Cadillac One”, e cilësuar si një ‘bishë e vërtetë prej çeliku’ dhe me një peshë totale afro 10 tonë, e gatshme për t’i rezistuar breshërive të plumbave dhe raketave.

Ndërsa nga krahu tjetër, homologu i tij rus, do të lëvizë me një makinë të prodhimit vendase markës Arus dhe modelit Sennat.

Ky mjet thuhet se është makina më e gjatë dhe më e fuqishme e Kreut të Shtetit të Rusisë. Të paktën kështu thonë rusët.

Me 6,62 metra të gjatë, dy metra të gjerë, një motor 4,4 litërsh V8 që prodhon mbi 600 kuaj fuqi për një peshë të respektueshme prej 6,5 tonë, ky automjet i ndërtuar në një shasi kamioni është vërtet mbresëlënës.

Karakteristikat e makinave zyrtare te presidenteve për nga teknike klasifikohen shumë sekrete.

Burime për një media zvicerane bëjnë me dije, se një nga makinat posedon pajisje mbrojtëse dhe madje edhe çanta gjaku nga i njëjti grup me presidentin në rast se ai plagoset nga ndonjë sulm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *