Pak ditë pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti Meta i rikthehet konferencave të përjavshme






presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i rikthehet komunikimeve me median të premteve në mesditë, një “traditë” e vendosur kjo nga kreu i shtetit gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenca njofton se sot kreu i shtetit do të ketë një bashkëbisedim me gazetarët në orën 13:00 të drekës.

“Rikthehen konferencat per medias te se premtes. Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit”, thuhet në njoftimin për mediat nga Presidenca.

Kjo vjen pak ditë pasi Parlamenti e shkarkoi me 104 vota pro Presidentin Meta.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *