Pak ditë pasi dha dorëheqjen si deputete e Partisë Socialiste, Edi Rama publikon videon e Najda Çomos, ja mesazhi i saj





Pak ditë pasi Najda Çomo dha dorëheqjen si deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shefes së Shërbimit Infektiv ku kjo e fundit u bën apel qytetarëve të vaksinohen.

Como

Në video-mesazh Çomo thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar. Sipas saj qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

Një pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar, dhe natyrisht ata persona që nuk janë vaksinuar janë një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spital, dhe një pjesë e tyre janë në gjendje të rënduar mjekësore, ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni për të shpëtuar jetën!”, shprehet Çomo.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama në videon e publikuar në rrjetet sociale.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *