Pak nostalgji, kitaristja zbulon origjinën e melodisë ikonike të celularit Nokia

19:00 24/11/2023

Melodia klasike e Nokia është një prej më të famshmeve në historinë e celularëve. Gjithashtu, cilësohet si “acarues” për një pjesë të konsiderueshme. Tani, një përdoruese TikTok-u ka ‘hedhur’ dritë mbi origjinën e saj.

Një kitariste, e quajtur Alexandra Whittingham postoi një video duke luajtur “Gran Vals” nga Francisco Tarrega, pjesa në të cilën është bazuar zilja e celularit.

Në 15 sekondat e para, tingëllon si një vals i zakonshëm. Por drejt fundit, zilja e famshme dëgjohet dhe videoja mbyllet me një buzëqeshje nga kitaristja.

Shikuesit janë habitur nga videoja dhe madje njëri prej tyre komenton: “Do i përgjigjet ndonjëri kitarës apo çfarë?”

Gran Vals është një pjesë muzikore për kitarë e shkruar nga Francisco Tarrega në 1902. Sipas Classical FM, fakti që kompozitori kishte ndërruar jetë ishte pozitiv për Nokia sepse i duhej një bazë ku mos të aplikoheshin të drejtat e autorit.

Zilja u prezantua për herë të parë në modelin Nokia 1011 në vitin 1992./tvklan.al


Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts