Pak orë para përfundimit të afatit, Shtëpia e Bardhë jep detaje: Janë evakuuar 6 mijë amerikanë, 300 të tjerë presin në aeroport

Qeveria amerikane beson se vetëm një numër i vogël i amerikanëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani mbeten në vend, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sekretarja e shtypit Jen Psaki tha se zyrtarët amerikanë janë ende duke punuar për të përcaktuar numrin e saktë.

Sipas “The Guardian” autoritetet ende po thërrasin dhe u dërgojnë mesazhe qytetarëve amerikanë në Afganistan për të përcaktuar nëse ata dëshirojnë të largohen.

 Psaki tha se qeveria amerikane nuk beson se ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara nga grupet terroriste në Afganistan.

“Ne nuk kemi vlerësuar se ndonjë grup në terren, qoftë ISIS-K apo talebanët, ka aftësinë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara”, tha Psaki.

Më herët, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tregoi shifrën në “afërsisht” 300 qytetarë amerikanë që prisnin të largoheshin.

Psaki shtoi se disa nga amerikanët që mbeten në Afganistan janë shtetas të dyfishtë amerikano-afganë, disa prej të cilëve ende nuk kanë vendosur nëse duan të largohen.

Rreth 6,000 amerikanë janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gusht.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i afganëve të evakuuar është 122 mijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *