Pak orë para referendumit, Berisha jep mesazhet dhe porositë e fundit: Të bëjmë përpjekjet më maksimale që të sigurojmë…









Kur na ndajnë pak orë nga mbajtja e referendumit të thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, ish-kryeministri i është drejtuar me një mesazh komisionerëve.

saliberishaprotesta

Berisha kërkon që të gjithë të bëjnë përpjekje maksimale me qëllim që të sigurohet pjesëmarrja e të gjitha anëtarëve të PD-së.

Ai thotë se në këtë referendum jetike është vota e lirë.

“Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshendetje të përzemërt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Për ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që nesër do të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *