Pak përmirësime dhe çmim marramendës, prezantohet Samsung Z Fold 5

pak permiresime dhe cmim marramendes prezantohet samsung z fold 5

20:20 26/07/2023

Samsung ka prezantuar produktet e reja në takimin Samsung Galaxy Unpacked 2023 ku ka zbuluar detajet për Galaxy Flip 5 e Z Fold deri te orët e reja smart.

Deri më tani, gjigandi teknologjik kishte mbajtur sekret çdo informacion për pajisjet e reja, ndërsa ka përmirësuar edhe tabletët.

pak permiresime dhe cmim marramendes prezantohet samsung z fold 5 1

Risia e celularëve është mentesha. Kjo bën që celulari të jetë më i hollë pasi kur paloset shkon nga 0.62 në 0.53 inç ndërsa kur hapet nga 0.25 në 0.24.

Parametrat RAM, bateria dhe kameria kanë mbetur të njëjta me modelin e mëparshëm. Kompania është shprehur se Galaxy Flip 5 është më i fortë dhe tërësisht rezistent ndaj ujit.

Çmimi i Samsung Galaxy Flip 5 fillon nga 1000 Dollarë ndërsa Z Fold 5 nga 1800 Dollarë.

pak permiresime dhe cmim marramendes prezantohet samsung z fold 5 2

Ndërkohë ora e re Samsung Galaxy Watch 6 do të ketë një kornizë të rrotullueshme ndërsa ka përmirësuar analizën e shëndetit të përdoruesit të saj me rrahjet e zemrës, studimin e gjumit dhe pikët. Përdoruesit marrin pikë për gjumin dhe për të shtuar argëtimin, personaliteti sipas gjumit.

pak permiresime dhe cmim marramendes prezantohet samsung z fold 5 3

Çmimi Galaxy Watch 6 fillon 299 Dollarë për formatin 40mm dhe 329 Dollarë për 44mm. Galaxy Watch 6 Classic nis nga 399 Dollarë për madhësinë 44mm dhe 429 Dollarë për modelin 47mm.

pak permiresime dhe cmim marramendes prezantohet samsung z fold 5 4

Samsung prezantoi edhe modelin e ri të Galaxy Tab S9 të cilin e quajti “më të fuqishmin”. Ka një përmirësim prej 34% të performancës, është më i përshtatshëm për të luajtur lojëra dhe edituar video. Gjithashtu është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe ka një laps S. /tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts