Paketa e re fiskale, si qeveria rrit pagat e deputetëve nga 1 janari/ Nga Gjuzi te Jenisheri dhe Papa, sa para përfituan ish-ligjvënësit për 9 ditë pune në shtator









Miratimi i paketës fiskale, e cila hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, dhe ndryshimi i pragut të tatimfitimit mbi pagën ka sjellë efekt të drejtpërdrejtë në përfitimet e çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, duke shtuar të ardhurat në llogaritë e tyre mbi pagën.

pagat

Rritja e pragut të tatueshëm me 23 për qind nga paga prej 1.5 milionë lekësh në 2 milionë lekë, i vendos deputetët në krye të listës së përfituesve. Aktualisht sot një deputet e ka pagën e tij bruto 156.7 mijë lekë dhe neto përfitimi arrin në 116.5 mijë lekë, duke zbritur tatimin mbi pagën, sigurimin e detyrueshëm shoqëror, shëndetësor dhe suplementar. Për pagën e sotme bruto prej 156.7 mijë lekësh të rinj një deputet paguan 17.1 mijë lekë të rinj tatim mbi pagën, ndërsa nga një janari për të njëjtën pagë do të paguajë 15.1 mijë lekë të rinj.

Pra, nga 1 janari 2022 deputetët do të kenë 2 mijë lekë të rinj, ose 20 mijë lekë të vjetër, më shumë në portofolin e tyre vetëm nga ky ndryshim i paketës fiskale. Ajo që përfiton më shumë është Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila do të përfitojë rreth 70 mijë lekë të vjetër më shumë. Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar edhe tabelat e shpenzimeve për muajin shtator, ku përfundoi legjislatura e shkuar dhe nisi punën e reja. Ajo që bie në sy në këtë listë janë pagesat që kanë përfituar deputetët që nuk janë më pjesë e Kuvendit.

Kështu, nga përllogaritja rezulton se deputetët më të paguar për 9 ditë pune janë Myslim Murrizi dhe Vasilika Hysi, me 46,1 mijë lekë, ndërsa kolegët Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa dhe Selami Jenisheri kanë përfituar si pagë nga 39.2 mijë lekë. Kjo është shuma që kanë përfituar më shumë se 90 për qind e listës me 79 deputetë gjithsej të cilët punuan vetëm 9 ditë në legjislaturën e kaluar dhe nuk janë më pjesë e tij.

Në këtë listë janë po ashtu edhe deputët e PS-së të cilët nuk u votëbesuan më 25 prill, teksa Ilir Beqaj, Ditmir Bushati, Ervin Bushati, Fidel Ylli e Musa Ulqini kanë përfituar nga 39.2 mijë lekë. Ish-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përfituar pagën më të lartë për 9 ditë, 55.4 mijë lekë. Në këtë listë të sjellë nuk janë të përfshira benefitet e tjera si pagat për karburantin, faturat telefonike, dietat apo pagesat e qirave të banesave të marra në kryeqytet.

[agat

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.