Pakistan, 7 minatorë të vdekur në një shpërthim në minierë

Së paku shtatë minatorë kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të metanit në një minierë në krahinën pakistaneze Beluchistan.

Sipas autoriteteve, shpërthimi në një minierë qymyri që gjendet në rajonin Harnai, ndodhi për shkak të pranisë së metanit.

Theksohet se nga shpërthimi humbën jetën shtatë minatorë.

Një fatkeqësi e ngjashme ndodhi më 12 mars në qytetin Marvar të Beluchistan-it, ku humbën jetën gjashtë minatorë.

Kryetari i Lidhjes së Minatorëve në Beluchistan, Sultan Muhammed Lala, deklaroi se gjatë vitit të fundit në Beluchistan kanë ndodhur 72 raste të fatkeqësive në minierat në të cilat humbën jetën 102 minatorë.

Lala tha se autoritetet dhe pronarët e minierave nuk ofrojnë kushte të sigurta të punës për minatorët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *