Pakistan, dy pilotë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Dy pilotë të ushtrisë pakistaneze të dielën kanë humbur jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në rajonin e mbuluar me borë Siachin, bëri të ditur sot ushtria.

“Një helikopter i aviacionit të ushtrisë pakistaneze u rrëzua në Siachin. Të dy pilotët major Irfan Bercha dhe major Raja Zeeshan Jahanzeb ranë dëshmorë”, thuhet në një deklaratë nga krahu mediatik i ushtrisë.

Helikopterët e kërkim-shpëtimit dhe trupat e ushtrisë kanë arritur në vendin e incidentit, thuhet në njoftim.

Nuk është përmendur asnjë arsye për rrëzimin.

Akullnajat Siachen, të njohura si fusha më e lartë e betejës në botë, ndodhen në vargmalin lindor të Karakoramit në Himalaje, të grumbulluara pranë kufijve të Pakistanit, Indisë dhe Kinës.

Rajoni përfshin akullnajat e dyta më të gjata në botë, që shtrihen në një gjatësi prej 76 kilometra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *