Pakistan/ Humbin jetën 12 persona, përfshirë 9 shtetas kinezë

Autoritetet pakistaneze njoftojnë se autobusi që transportonte punëtorët në ndërtimin e një dige në rajonin Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit ka rënë në luginë dhe se në aksident humbën jetën 12 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit, njoftoi se kanë humbur jetën 12 punëtorë që punojnë në ndërtimin e Digës Dasu në Kohistan i Epërm dhe se aksidenti nuk ka qenë shpërthim, por një aksident trafiku.

Në deklaratë thuhet se aksidenti ku humbën jetën 12 persona, përfshirë 9 shtetas kinezë dhe u plagosën shumë të tjerë, është shkaktuar nga një defekt teknik me burim rrjedhjen e gazit.

“Pakistani ndodhet në koordinim me ambasadën e Kinës në Islamabad”, thekohet më tej, duke u shprehur ngushëllime për kinezët dhe pakistanezët që kanë humbur jetën.

Brenda ditës, zyrtarët pakistanezë shprehën reagime duke e vlerësuar ngjarjen në fjalë si “një sulm me bombë”.

Diga Dasu po ndërtohet në kuadrin e Koridorit Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC) me një vlerë 65 miliard dollarë.

Në anën tjetër, njoftohet se në një sulm të kryer me 21 prill në një hotel në qytetin Ketta humbën jetën 5 persona.

Në hotelin në fjalën qëndronte edhe ambasadori i Kinës në Islamabad, Nong Rong, por ai shpëtoi pa marrë ndonjë plagë nga sulmi për shkak se gjatë kësaj kohe ndodhej jashtë hotelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *