Pakistan, rritet në 76 numri i viktimave nga shirat intensivë

Është rritur në 76 numri personave që kanë humbur jetën si pasojë e shirave intensivë në rajone të ndryshme të Pakistanit.

Sipas lajmeve të mediave vendase, shirat intensivë që janë efektivë në të gjithë vendin kanë ndikuar negativisht ndaj jetës së qytetarëve.

Me vdekjen edhe të 6 personave në Karaçi ka arritur në 14 numri i atyre që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga shirat që vazhdojnë prej tre ditësh. Nga 6 personat, 3 prej tyre humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa 3 të tjerët si pasojë e shembjes së tavanit në shtëpitë e tyre.

Në shumë pika të qytetit, rrugët, shtëpitë dhe bizneset kanë mbetur nën ujë dhe janë përmbytur.

Ndërsa në Baloçistan i cili është një nga rajonet më të prekura nga reshjet, janë dëmtuar 670 shtëpi dhe 12 diga.

Shirat intensivë kanë qenë efektivë edhe në kryeqytetin Islamabad dhe qytetin Ravalpindi, ku në Islamabad kanë mbetur nën ujë shtëpitë në zonën H-13 ndërsa në qytetin Ravalpindi kanë mbetur nën ujë disa rrugë.

Pritet që reshjet e dendura të shiut të vazhdojnë edhe gjatë Bajramit në të gjithë vendin.

Si pasojë e reshjeve që vazhdojnë prej 5 korrikut e deri më tani në vend janë regjistruar 49 të vdekur në Baloçistan, 5 në rajonin Gilgit-Baltistan, 4 në Waziristanin e Veriut, nga 2 persona në Rawalpindi dhe Gujranwala. Ndërsa në Karaçi janë regjistruar 8 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.