15:54 06/08/2023
Aksidenti tragjik ndodhi në jug të Pakistanit
Dalja nga shinat e një treni pasagjerësh në Pakistan, në pronincën jugore të Sindhit, që ndodhet rreth 275 km larg Karaçit, i ka kushtuar jetën të paktën 25 personave. Por autoritet raportojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh dhe se mund të rritet nga ora në orë.
Sipas një zyrtari hekurudhor, deri më tani 50 persona janë lënduar nga aksidenti me pasoja fatale në njerëz që ndodhi këtë të dielë.

Aksidentet në rrjetin e vjetër hekurudhor të Pakistanit janë të zakonshme, ndërkohë që të gjitha qeveritë e viteve të fundit janë përpjekur të sigurojnë fondet e nevojshme financiare për të modernizuar rrjetin si pjesë e programit të zhvillimit të infrastrukturës në kuadër të nismës globale të tregtisë dhe ekonomisë, “Një brez një rrugë” e promovuar nga Pekini.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al