Pakistani dënon shkatërrimin e pronave dhe vendeve të adhurimit të muslimanëve në Indi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Asim Iftikhar Ahmad, njoftoi se vendi i tij dënon shkatërrimin nga “bandat radikale Hindutva” të xhamive, shtëpive dhe dyqaneve që u përkasin musilmanëve në rajonin Tripura të Indisë, transmeton.

Në një deklaratë me shkrim, Ahmad tërhoqi vëmendjen se sulmet vazhdojnë që nga java e kaluar dhe theksoi se shteti indian krahas dështimit në mbrojtjen e muslimanëve ka lënë pa përgjigje edhe thirrjet e pashpresa për ndihmë të organizatave lokale muslimane.

“Sot në Indi ka një vend shumë të vogël për pakicat dhe mënyrën e tyre të jetesës”, tha Ahmad, duke theksuar se vendi i tij dënon shkatërrimin nga bandat radikale Hindutva të xhamive, shtëpive dhe dyqaneve që u përkasin musilmanëve në rajonin Tripura.

Zëdhënësi Ahmad ftoi komunitetin ndërkombëtar që të kryejë rolin që i takon për të ndaluar trendin islamofob në rritje dhe kryesisht sulmet kundrejt muslimanëve në Indi. Gjithashtu ai edhe botës i bëri thirrje që të garantojë sigurinë e muslimanëve dhe të mbrojë vendet e tyre të adhurimit në Indi.

Në një deklaratë të bërë më 27 tetor nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Civile (APCR) u theksua se në rajonin Tripura janë dëmtuar të paktën 16 xhami nga “bandat radikale Hindu” dhe se janë djegur shtëpi dhe biznese të muslimanëve.

Mohammed Huzaifa nga APCR, për gazetarin e AA-së ka konfirmuar se në 16 xhamitë e shkatërruara janë vendosur flamuj që i përkasin organizatës Vishwa Hindu Parishad (Këshilli Botëror Hindu – VHP) dhe se ishin djegur të paktën 3 xhami.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *