
22:16 17/09/2021
Franca ka thënë se do të tërheqë ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste kundër një marrëveshjeje e cila përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e jashtme tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga serioziteti i paktit.
Si pjesë e marrëveshjes së njohur si Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.
Marrëveshja, e shpallur të mërkurën, shkatërroi një marrëveshje shumë miliardë Dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.
Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin si një “goditje në shpinë”. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al