Palestër, bibliotekë dhe pamje piktoreske, brenda super jahtit më luksoz në botë, do të jetë gati në 2024-ën

Superjahti më luksoz në botë është në ndërtim e sipër dhe inxhinierët thonë se do të jetë gati në 2024-ën. Jahti i quajtur “Somnio” ka një gjatësi prej 222 metra dhe ka një kosto totale prej 500 milionë eurosh.

Brenda saj do të gjenden 39 apartamente luksoze, kuzhina personale, palestër, biblioteka.

Ndërkohë, një sallë pritjeje në harkun e anijes do të sigurojë ‘pamje spektakolare’ gjatë lundrimit në zonat piktoreske.

Standardet e sigurisë në bord gjithashtu do të jenë nga me te lartat.

Kujdesi mjekësor do të jetë gjithashtu i disponueshëm në bord duke u garantuar pronarëve të apartamenteve siguri larg pandemive dhe rreziqeve të tjera globale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *