
Autoritetet palestineze sot filluan regjistrimin për zgjedhjet legjislative, të planifikuara për 22 maj.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Palestinës tha në një deklaratë se regjistrimi do të vazhdojë deri më 31 mars.
Sipas burimeve pranë komisionit zgjedhor, dy lista zgjedhore kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhje, por pa dhënë detaje të tjera.
NĂ« janar, presidenti palestinez Mahmoud Abbas lĂ«shoi njĂ« dekret pĂ«r mbajtjen e zgjedhjeve legjislative mĂ« 22 maj, zgjedhjeve presidenciale mĂ« 31 korrik dhe zgjedhjeve tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar mĂ« 31 gusht. KĂ«shilli KombĂ«tar Ă«shtĂ« organi legjislativ i OrganizatĂ«s Ălirimtare tĂ« PalestinĂ«s (PLO).
Zgjedhjet e fundit legjislative, në të cilat grupi palestinez Hamas fitoi shumicën, u mbajtën në vitin 2006, ndërsa zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën në vitin 2005.
Të mërkurën, fraksionet palestineze përfunduan bisedimet dyditore në kryeqytetin egjiptian, Kajro, ku diskutuan përgatitjet për zgjedhjet/AA
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al