Palestinë, mbi 1.700 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në territoret palestineze të okupuara dhe bllokuara ka arritur në 306.961.

Sipas një deklarate nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 1.774 raste të reja pozitive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës të bllokuar.

Prej rasteve ditore, 1.138 janë regjistruar në Rripin e Gazës, kurse 590 në Bregun Perëndimor dhe 46 në Kudsin Lindor.

Ndërkaq, numri i të vdekurve ka shkuar në 3.223, me 19 viktima në 24 orët e fundit.

Së fundmi, në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, me një popullsi prej 5,2 milionë banorësh, ka filluar të bjerë numri i rasteve ditore me COVID-19, për shkak të masave parandaluese.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *