“Pallatet nuk u ndërtuan brenda ditës”- Rama justifikohet për ndërtimet pa leje: Kultura e ligjit do kohë! Po të ishte për pazare të prishura…









Kryeministri Edi Rama sërish ka folur për aksionin për të konfiskuar ndërtimet pa leje me qëllime përfitimi. Sipas kreut të qeverisë, nuk ka pazare të prishura sic e akuzojnë, por bëhet fjalë për kulturën e ligjit, që sic shprehet ai nuk ndërtohet brenda ditës.

edi rama

Sipas kryeministrit Rama, ky operacion është një “mësim për të gjithë ata që me akuzojnë mua për fitime imagjinare me përqindje dhe ortakëri. Sikur të isha unë ortak nuk do ndodhte ky operacion dhe nuk do ndodhin gjera të tjera që do vijnë më pas për ti vënë fre këtyre të babëziturve që shtrihen sa në rrugë, sa në det e rërë sa në mes të qytetit”.

“Ju takon ju që ta mirëmbani këtë lagje kaq të bukur dhe ju takon ju që mos vini gardhe dhe mos ziheni për gardhe, ju takon ju që mos bëni shtesa sic bëjnë disa të pangopur në mes të tiranës, atyre do tja marrim shtesat, do tja marrim katet dhe në ato metra që janë ndërtuar jashtë lejës për qëllim fitimi ne do strehojmë familje që kanë nevojë,. Ose do ti detyrojmë ata të paguajnë ato plus gjobën dhe me paratë që ata do paguajnë ti blejnë vetë, aq sa të mos ju shkojë më ndër mend mos bëjnë kate pa leje ne të paguajmë një pjesë që do shpronësohen tek unaza e re.

Kur përpiqesh të bësh diçka duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë dhe mallkojnë mos dil nga shtëpia, rri brenda. Nëse duan të të thonë sa burri i mire, mos fol dhe mos lëviz vendit dhe mos u duk. Atëherë je burri i ndershëm, je për tu bërë krushk. Nëse merr përsipër të bësh një punë dhe nëse fillon të ndryshosh gjerat ka baltë për ty sa të duash.

Kam dëgjuar këto ditë të thonë që ato pallatet nuk u bënë brenda ditës. Sigurisht që nuk u bënë brenda ditës. Aty i kishit, apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk bëhen brenda ditës as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës.

Kur ne e nisëm këtë rrugë  dhe kur filluam ti vëmë fre ndërtimeve pa leje në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa, ndërkohë që sot këto raste flagrante janë pak. Janë pak dhe janë shumë pak në raport me tërësinë e veprimtarisë që zhvillohen, por janë raste brutale, arrogance dhe karshillëku ndaj të gjithëve.

Nuk mund të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufi në përpjekjen për të bërë më shumë fitim duke i rënë në qafë të tjerëve.

Nuk ka pazar të prishur, sepse po të ishte për pazar gjysmat e pallateve do ishin gati ti jepnin vetëm për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni”, tha nder te tjera kreu i qeverise.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *