
20:40 07/07/2021
“Madhështia presidenciale e cila bie në kurriz të taksapaguesve në kohë pandemie”
Presidenti turk Tayip Erdogan zotëron një pallat veror prej 85 mijë metrash katrorë në gjirin Okluk Cove në Marmaris dhe ka 300 dhoma. Pallati luksoz është i rrethuar nga një plazh privat dhe një pishinë.
Ndërtimi i këtij pallati i cili kushton 62 milionë euro, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Në mes të një periudhe krize të rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia tregohet madhështia presidenciale e cila bie në kurriz të taksapaguesve.

Nga ana tjetër, ankesa kanë ardhur edhe nga ambientalistët, pasi zona ku është ngritur godina, i është nënshtruar një shpyllëzimi masiv, për t`i hapur vendin ngritjes së 5 strukturave të dimensioneve të ndryshme që strehojnë veç të tjerash dhe personelin, ndërsa ka vend dhe për një pistë helikopterësh.
Rezidenca verore u hap në vitin 2019 por fotot qarkulluan vetëm disa orë pasi arkitekti turk belg Şefik Birkiye, krijuesi i super vilës, i publikoi ato në faqen e tij të internetit përpara se të merreshin nga një gazetë opozitare.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al