Paloka nga Durrësi: Fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do jetë me rezultatet historike

SHPËRNDAJE

edi paloka

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, në takimin me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, Lulzim Basha, është një plan i mirëmenduar dhe i “detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten”.

“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike”, u shpreh Paloka.

Paloka permendi ne fjalen  e tij ate qe e quajti “vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Paloka i siguroi qytetarëve se “fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike”.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *