“Pamë një vajzë që ulërinte dhe njerëz që vraponin”, ngjarje e rëndë në Londër, adoleshentja qëllohet me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një adoleshente është qëlluar me armë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia mbërriti në vendngjarje në rrugën Lucas në Lewisham duke gjetur të renë të plagosur. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe për fat të mirë ka mundur që të mbijetojë.

Banorët thanë se dëgjuan një vajzë që ulërinte dhe pesë të shtëna me armë në zonë, rreth orës 3 të mëngjesit.

Sakaq policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.