Pamje +18/ Publikohet videoja nudo e djalit të Presidentit Biden me një prostitutë

Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, pretendon se rusët i kanë vjedhur një nga laptopët për ta shantazhuar. Kjo sipas tij mendohet se ka ndodhur pas një momenti intim që ai ka pasur me një prostitutë në Las Vegas dhe ishte shumë pranë overdozës.

Djali i Presidentit amerikan ka humbur 3 kompjutera në total. Të parin e harroi në një qendër kompjuterësh, i dyti u sekuestrua nga agjentët federalë me pretendimin se mbajnë informacione të ndjeshme mbi Presidentin Biden dhe foto, video apo komunikime të turpshme të akteve seksuale të djalit të tij.

Laptopi i tretë nuk është zbuluar ende dhe mendohet se janë marrë nga disa shpërndarës droge rusë, pas një feste që Hunter ka pasur në Las Vegas. Të paktën këtë i thotë djali i njeriut më të fuqishëm në planet një prostitute gjatë një bisede që është regjistruar në kamera.

“Kam harxhuar shumë të mëdha parash. Isha me ata. Një prej tyre, çdo natë thoshte se këtu vijnë shumë njerëz dhe bëhen festa të mëdha, por në fakt nuk kishte asnjeri”, mësohet të thotë ai.

Pretendimet e Hunter shtojnë mundësinë që ai të ketë qenë shënjestër e ndonjë operacioni inteligjent të huaj. Hunter pretendon se laptopi i është vjedhur në vitin 2018. Ai i thotë prostitutës ndër të tjera se atje ka shumë video kompromentuese të tij duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Ata kanë videot e mia. Kanë video të miat duke kryer marrëdhënie, kupton”, shprehet ai. Në një moment, punonjësja e seksit e pyet nëse shqetësohet se shpërndarësit rusë do ta shantazhojnë dhe ai thotë: Po, në një farë mënyre po.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *