Pamje biblike, turma afganësh udhëtojnë nëpër shkretëtirë, bëjnë ç’të mundin për t’i shpëtuar talebanëve (VIDEO)

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë shkallën e plotë të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre në drejtim të Perëndimit.

Skenat thuajse biblike tregojnë se si afganët përshkruajnë kilometra të tëra në shkretëtirë, për t’u vendosur në Pakistan e Iran. Afganët shpresojnë që të largohen në drejtim të Turqisë dhe t’i shpëtojnë pushtetit të talebanëve.

“Ne jemi të varfër sepse ka mënyra të tjera që përfshijnë më pak ecje, por ato rrugë kushtojnë më shumë”, u shpreh një qytetar.

Turmat e njerëzve që duan të largohen nga Afganistani janë të shumtë, ndërsa dje, u përmbyllën evakuimet amerikane në Kabul. Refugjatet afganë janë vendosur në shumë shtete të Evropës, përfshirë dhe Shqipërinë, për t’u vendosur më pas përfundimisht në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *