Pamje dramatike, kamioni qëndron i varur në shkëmbin 330 metra të larta, shpëtojnë mrekullisht shoferi e pasagjeri (VIDEO)

Momente paniku janë regjistruar në Kinë.

Në pamjet e publikuara, shihet se si një kamion, ishte afër rënies nga një shkëmb 330 metra të lartë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Changzhi.

Zyrtarët thanë se shoferi përfundoi në rrugën e ngushtë malore teksa po ndiqte navigimin në telefonin e tij.
Kur rruga bëhej më e ngushtë, shoferi vendosi që të kthehej, por e kishte të pamundur që ta kthente kamionin në atë rrugë.

Ai filloi të ecte mbrapsht duke u përplasur disa herë me shkëmbinjtë. Një nga rrotat e kamionit rrëshqiti nga rruga duke e lënë automjetin të varur në mënyrë të rrezikshme mbi shkëmb. Për fat të mirë shoferi dhe pasagjeri arritën të dilnin nga kamioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.