Pamje dramatike nga Gjermania, si u fundosën disa lagje nga “liqeni i ftohtë”, shkon në 156 numri i viktimave

Është thelluar bilanci i viktimave nga përmbytjet në Gjermani, ku raportohet se deri më tani janë konfirmuar 156 të vdekur, ndërsa me qindra të tjerë janë të zhdukur prej disa ditësh, që kur kanë nisur përmbytjet masive. Mediat gjermane shkruajnë se nga 156 viktima në total, vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 110.

Ndërkohë që kaosi vazhdon. Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe një pjesë e linjave hekurudhore janë dëmtuar duke bllokuar lëvizjen. Me dhjetëra ura jnë shembur, sipas autoriteteve gjermane, ndërsa në ditët në vijim do të shikohen rrugët alternative.

“Situata është shumë e tensionuar, ndonjëherë dramatike”, tha një zyrtar gjerman. “Gjithmonë vijnë thirrje emergjente“, tha një zëdhënës i policisë. “Situata është konfuze. Po bie shi i madh. Rrugët janë përmbytur ose bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut”.

Por pavarësisht kësaj katastrofa ende nuk ka përfunduar, pasi priten reshje të tjera shiu. Gjermania dhe Belgjika ishin dy nga shtet më të goditura nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që tashmë është drejtuar për në Ballkan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *