Pamje dramatike nga Turqia/ Rrebeshet e shiut marrin përpara gjithçka, momenti kur helikopteri shpëton të moshuarën mbi kulmin e shtëpisë

Katër persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë goditur Kastamonin në Turqi, e një person po konsiderohet i zhdukur, ka njoftuar sot agjencia për katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Jugu i Turqisë prej ditësh po ballafaqohet me vatra të shumta të zjarrit, dhe përmbytjet që goditën rajonet Bartin dhe Sinop përgjatë Detit të Zi, transmeton Telegrafi.

Autoritet kanë njoftuar se në rajonet e goditura po vazhdon evakuimi i qytetarëve me helikopterë – duke theksuar se disa rrugë janë mbyllur për shkak të dëmtimeve apo shembjes së urave.

Në një video mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.

Pamjet televizive tregojnë uji duke marrë me vete dhjetëra shtëpi dhe gjësendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *