Pamje rrëqethëse në kufirin Poloni-Bjellorusi, fëmijët qëndrojnë në të ftohtë, ushtarë të armatosur i “privojnë” lirinë (FOTO)

Situata është kaotike në kufirin Bjellorusi-Poloni, ku dhjetëra emigrant ndodhen prej ditësh aty dhe nuk lejohen që të kalojnë në vendin Evropian.

Kjo valë emigrimesh është etiketuar nga BE si një provokim nga ana e Aleksandër Lukashenkos dhe po përgatiten sanksione ndaj tij. Pamjet e publikuar në rrjete sociale tregojnë fëmijë e të rritur teksa qëndrojnë përgjatë kufirit me tela në gjemba në të ftohtë.

Disa prej tyre, kanë ndezur një zjarr dhe po ngrohen, ndërsa ushtarë të armatosur qëndrojnë përballë tyre.

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Shqipëria, Norvegjia dhe Estonia e dënuan atë që e cilësuan “instrumentalizim të orkestruar të qenieve njerëzore, jeta dhe mirëqenia e të cilave janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusia”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *