Pamje të reja të protestës së ekstremistëve serbë në Jarinjë, edhe tifozët e Zvezdës përleshje me policinë

pamje te reja te protestes se ekstremisteve serbe ne jarinje edhe tifozet e zvezdes perleshje me policine
z 5 600x360 1

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e re nga konflikti mes një grupi ekstremistësh serbë dhe policisë serbe, i ndodhur dje në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjës.

Konkretisht, në tubimin e djeshëm “Rezistencë në Jarinjë, asnjëherë kufij”, një grup i vogël protestuesish në një moment ka rënë në sy dhe janë përleshur me policinë duke e thyer kordonin e parë policor, pas së cilës kanë filluar të vrapojnë dhe janë afruar në vetë vendkalimin Serbi-Kosovë.

Ata u penguan ta bënin këtë nga një tjetër kordon policie që i priti me mburoja.

Gjatë rrugës nga vendkalimi në Jarinjë nga drejtimi i Leposaviqit, misioni i KFOR-it amerikan ngriti dy barrikada dhe vendosi tela me gjemba.

Në një video të publikuar në Twitter, në një moment shihet një i ri me maskë në ngjyrat e klubit serb “Cervna Zvezda”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts