Pamje të rënda/ 54 vrasje të dyshimta në Afganistan, ja sesi ushtarët e SAS-it britanik vrasin burrin e paarmatosur (VIDEO)

Veteranët akuzojnë BBC-në se i ka bazuar pretendimet e SAS për krime lufte në videon e trupave australiane që qëllojnë një burrë të paarmatosur dhe ‘thasë’ ndërsa policia ushtarake zotohet të hetojë

Publikimi i një dokumentari të ri nga BBC ku tregohen krimet e dyshuara të luftës nga njësia e armatosur SAS e Britanisë së Madhe kryesisht në Afganistan, është kritikuar ashpër nga veteranët britanik të luftës.

Shkak është bërë nxjerrja në pah e akteve barbare ku ushtarët britanikë ekzekutojnë civilë të paarmatosur nën dyshimin se janë talebanë dhe këto mbështeten nga pamje të filmuara prej forcave soeciale australiane.

Nga hetimi në fjalë pretendohet se janë zbuluar 54 vrasje të dyshimta të kryera nga një njësia britanike SAS në një turne gjashtë mujor në Afganistan në vitet 2010-11.

Programi shfaqi një video rrëqethëse të një ushtari të SAS duke qëlluar për vdekje një burrë afgan të paarmatosur ndërsa ai ishte i shtrirë krejt pafaj në një fushë.

Ish rreshteri i SAS Chris Ryan kritikoi përdorimin e videos nga programi i BBC, së bashku me intervistat me një ish-anëtar australian të SAS.

“Një nivel i ri i ulët pasi BBC përdor pamjet dhe personelin SASR (SAS Australian) për t’i dhënë besim supozimeve të tyre të pabaza në lidhje me SAS-in britanik. Hiqni ato pamjet/dëgjimet dhe në rastin më të mirë është një interpretim/opinion i gazetarit”, tha ai.

Shefi në pension i Marinës Mbretërore, Christopher John Parry, paralajmëroi gjetjen e trupave britanike të SAS fajtor nga dokumentari. Anëtarët e SAS-it australian e cila është e ndarë nga ekuivalenti i saj në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht po përballet me një gjyq për vrasje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts