
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brazil. Një burrë, është mbajtur për rreth 30 kilometra tek kamioni që i përplasi për vdekje gruan.
49-vjeçari Anderson Antonio Pereira dhe bashkëshortja e tij Sandra, kishin dalë të dielën me motoçikletën e tyre kur u goditën fatalisht nga kamioni në një autostradë në afërsi të Penha.
Si pasojë e përplasjes gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Pereira u kap tek dera e kamionit që nuk ndaloi pas aksidentit. Shoferi, i identifikuar si një 36-vjeçar dyshohet se ka qenë nën efektin e drogave kur ndodhi incidenti, ndërsa theksohet se ai është detyruar të ndalojë, kur shoferët e tjerë nisën t’i prisnin rrugën.
Më pas, Pereira dhe shoferë të tjerë, nxorën 36-vjeçarin nga kampioni dhe e mbajtën të neutralizuar deri sa erdhi policia. Ai tashmë është arrestuar dhe dyshohet për vrasje.
Lexo me shume ne : www.botasot.al